Futboll Premier League Sport

E KËRKON INTERI/ Manchester United sfidon zikaltrit për yllin e Bayern Munchen

Manchester United do të rivalizojë Interin për mesfushorin e Bayern Munchen, Arturo Vidal. Mesfushori pritet të largohet gjatë merkatos së verës nga bavarezët dhe “Bild” pretendon se gjermanët duan 26 milionë sterlina për kilianin. Vidal, 31 vjeç, ka tërhequr interes nga Italia, por gazeta kiliane El Mercurio” këmbëngul se “Djajtë e Kuq” po shfaqin interes për të nënshkruar me ish-juventinin. Bayern nënshkroi me Leon Goretzka nga Schalke 04, i cili erdhi si një lojtar i lirë këtë verë dhe Renato Sanches u rikthye në shtëpi nga huazimi te Swansea, me trajnerin e ri Niko Kovac, që kërkon t’i japë një shans portugezit.

Gjigantët e Bundesliga nuk arritën të përfshijnë Vidal në skuadrën e tyre me 25 lojtarë që do të shkojnë për turneun në SHBA – duke pretenduar se ai është i dëmtuar. Në fakt, kiliani është jashtë fushave prej një kohe të gjatë pas dëmtimit që pësoi në fundin e sezonit të kaluar. Gjithsesi ai i nxorri zbuluar drejtuesit e klubit duke deklaruar se është në formën e tij më të mirë, ndërsa postoi një foto në “Instagram” me diçiturën: “Jam 100 përqind i gatshëm”. Pra kjo tregon qartë se bavarezët nuk e duan më në skuadër dhe ai është i gatshëm të largohet. Deri tani Interi ka qenë shumë i interesuar, por edhe trajneri Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me një lojtar të fortë në mesfushë dhe Vidal i plotëson të gjitha kriteret që ai kërkon.

Related posts

E PABESUESHME/ I “vodhi” Tonalin, Milan i merr edhe Kumbullën Interit?

Delo.autor

E FUNDIT/ Messi injoron “faxin” e fundit të Barcelonas, Bartomeu i kërkon ballafaqim direkt!

Delo.autor

“FALEMINDERIT SHQIPËRI”/ Gianni De Biasi përshëndet solidaritetin e Shqipërisë me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment