Futboll Kategoria Superiore Sport

“TITULLIN ËSHTË MIRË TA MARRIM NË FUSHË”/ Egbo: Nëse ndërpritet atëherë e marrim edhe në…

Tirana ishte në një ecuri mjaft të mirë në momentin kur kampionati u ndërpre për shkak të koronavirusit, teksa bardheblutë dukej se ishin nisur për të mos u ndalur për të arkivuar titullin numër 25 në historinë e tyre. Megjithatë, tashmë iu duhet të rifillojnë edhe njëherë rrugëtimin, gjithnjë nëse kampionati ia del të rinisë.

Sakaq, te bardheblutë të gjithë njëzëri janë shprehur se titullin kërkojnë ta përvetësojnë në fushë, megjithatë nëse kampionati ndërpritet atëherë e pranojnë edhe në tavolinë. I këtij mendimi është edhe trajneri Emanuel Egbo, i cili në një intervistë për “Report Tv’, thekson se nëse shpallen kampion, e mira është të festohet me tifozët.

Sa i përket pjesës ku ekipi i tij është akuzuar se stërvitet edhe pse çdo gjë është ndërprerë, Egbo shprehet se pa përjashtim të gjithë ekipet janë duke u stërvitur në mënyrë individuale.

Titulli në tavolinë- “Siç e ka shprehur presidenti i klubit, kapiteni, lojtarët dhe të gjithë, e mira do të jetë të vazhdojë kampionati, pasi ne me këtë punë meremi. Pastaj në fund nëse e fiton Tirana do të jetë më mirë ta marim në fushë, por nëse kampionati ndërpritet pse mos ta marrim në tavolinë.”

Festë pa tifozë- “Unë e kam thënë, presim ta fitojmë njëherë, por siç ka deklaruar edhe presidenti, klubi nuk duhet ta festojë titullin pa tifozë. Do të jetë për të mirën e të gjithëve që titullin ta festojmë me tifozë”.

Akuza për stërvitje- “Nuk e di pse, sepse nuk kam parë vetëm një, por shumë njerëz, që thonë se Tirana ka bërë këtë ka bërë atë. Ne gjithmonë meremi me punën tonë. Unë e di se pa përjashtim të gjithë ekipet e tjera janë duike bërë stërvitje në mënyrë individuale”, u shpreh Egbo.

Related posts

“NUK PENDOHEM PËR…”/ Ish-lojtari i Interit habit të gjithë: Mund të isha si Messi dhe Ronaldo, por nuk desha!

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” mbrojtësin e “Topçinjve”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment