Futboll Seria A Sport

E KËRKONTE INTERI/ Talenti brazilian transferohet tek RIVALËT e ZIKALTËRVE

Ndonëse prej ditësh përflitej si një përforcim i mundshëm i Interit, Braziliano Malcom ka përfunduar në një tjetër pjesë të Italisë, në kryeqytet. Sulmuesi i Bordosë është bërë lojtari më i ri i Romës, që ka çuar në 11 numrin e futbollistëve të blerë në këtë merkato vere, pavarësisht largimeve të Nainggolan dhe Alisson.

Verdhekuqtë kanë paguar 35 milionë euro për kartonin e brazilianit, plus 2.5 të tjera në formë bonusi, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.

62.5 milionë eurot e arkëtuara menjëherë nga shitja e portierit Alisson te Liverpooli, kanë bërë që Roma të ketë buxhet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzime të rëndësishme.

E veçanta e merkatos së Monchit është se ka afruar futbollistë që janë të moshës nën 25 vjeç, duke rinovuar ndjeshëm skuadrën dhe rritur rivalitetin në ekip.

Related posts

PAS 4 MINUTASH NË FUSHË/ Mbrojtësi Bastoni zhbllokon sfidën ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

TË PATHËNAT/ Mourinho paska bindur Messi-n të kalonte te Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment