Futboll Premier League Sport

Mesfushori i Chelsea/ Mbape është lojtari më i mirë në botë, unik dhe…

Kilian Mbape pa diskutim është një nga “yjet” e futbollit që premton shumë për të ardhmen. Pas një dekade dominim nga ana e Mesit dhe Ronaldos, tani është radha e lojtarit të përfaqësueses franceze që të marrë skenën në majën e futbollit botëror. Vetëm 19 vjeç. Megjithatë arriti që të merrte Kupën e Botës, duke qenë protagonist absolut, kjo për faktin se vuri emrin në listën e shënuesve në finalen me Kroacinë.

Në sytë e mesfushorit të Çelsit Tiemue Bakajoko lojtari i PSG-së është lojtari më i mirë në botë. Edhe pse 23-vjeçari nuk ishte në Rusi ai shprehet i lumtur për suksesin që ka arritur përfaqësuesja e tij, duke veçuar pikërisht Mbapen si një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj arritje.

“Nuk jam i surprizuar nga suksesi i Mbape. Ai është vërtetë shumë i ri, por është mjaft i pjekur.

Mbape është një lojtar shumë inteligjent dhe unë mendoj se me karakteristikat që ka ai është lojtari më i mirë në botë.Nuk duhet të harrojmë që nuk është dhe aq e lehtë për një lojtar të ri të luajë ndaj futbollistëve me ekspreincë, por ai u tregua shumë i qetë në fushën e blerë.

Mendoj se kemi bërë një Botëror të mirë dhe jam shumë i lumtur mbi të gjitha për Zhirun dhe Kanten”. Më pas lojtari i cili në edicionin e shkuar luajti në 29 ndeshje tregon për përgatitjet me trajnerin e ri, Mauricio Sarri.

“Ai është një trajner shumë i mirë. Kërkesa e tij është që nëse të luajmë me topin dhe jo të kërkojmë aksionin me pasim të gjatë në sulm. Dëshira e tij është që ne të sulmojmë gjatë gjithë kohës dhe të shënojmë sa më shumë gola, duke bërë një lojë sa më ofensive”.

Related posts

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ylli Mbappe shtang me vendimin Kampionët e Francës, Leonardo refuzohet nga sulmuesi

Delo.autor

LOJTARI AFRIKAN 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Delo.autor

Leave a Comment