Futboll Sport

E PAPRITUR/ Katarit mund t’i hiqet e drejta e organizimit të Botërorit 2022, përfiton Anglia

Botërori i ardhshëm në vitin 2022 është zgjedhur të zhvillohet në Katar, por së fundmi mediat britanike kanë nxjerrë një skandal ku thuhet se këto zgjedhje janë manipuluar. Raportimet vijojnë duke thënë se Katari ka punësuar agjentë të CIA-s dhe një kompani PR që të lobojnë për të.

Pas këtij skandali ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Lord Triesman, ka thënë se nëse këto akuza vërtetohen vendi pritës i Botërorit atëherë do të jetë Anglia.

“Nëse vërtetohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s, atëherë ata nuk mund ta mbajnë Kupën e Botës. Do të ishte gabim nëse FIFA nuk do të rishqyrtonte aplikimin e Anglisë në këto kushte”, ka thënë Triesman.

Related posts

INTER-PARMA/ Pas një pasimi “MAGJIK” nga Hernani, Gervinho zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Altin Lala tregon “strategjinë”: Nuk ka asnjë ekip në botë…

Delo.autor

U ZËVENDËSUA DY HERË BRENDA NDESHJES/ Mateus kritikon lojtarin e Bajernit: Prandaj e hoqi Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment