Futboll Premier League Sport

Eboue: “Guardiola trajneri që vrau karrierën e këtij super futbollisti”

Yaya Toure duhej të largohej nga Manchester City, sepse Pep Guardiola po e vriste karrierën e tij si futbollist. E thotë këtë kolegu i lojtarit nga Bregu i Fildishtë, Emmanuel Eboue. Pas tetë vitesh në “Etihad”, ku fitoi tre tituj të Premier League dhe triumfe të tjera në kupat e brendshme, legjenda e “Blues” do të largohet që aty.

Toure ka lëvizur në fund të kontratës së tij, me 35-vjeçarin që ka rënë në pzitat e lojtarit të lirë, duke i peshuar mundësitë për vijimin e karrierës. Ai nuk ka ikur në heshtje, por me një stuhi ofendimesh, që synonin drejtimin e Guardiolës. Kjo ka ndodhur si nga mesfushori ikonik, edhe nga agjenti i tij, me një marrëdhënie të parë të tendosur që në Barcelonë, e cila dështoi të rindërtohej në Angli.

Eboue pretendon të kuptojë frustrimin e një bashkatdhetari, me ish-mbrojtësin e Arsenalit duke thënë për “KweseESPN” se Toure ka nevojë për një fillim të ri: “Si futbollist mund të kesh një kohë, që nuk mund të punosh plotësisht me një trajner dhe për shkak të së ardhmes suaj, duhet të largoheni.

Ishte e qartë se Pep Guardiola nuk e pëlqeu vëllain tim, Yaya, edhe pse shkëlqente në ditët e Barcelonës. Është vendimi më i mirë që Yaya të largohej nga territori i Guardiolës, sepse ai po e vriste karrierën e tij si futbollist. Mendoj se viti i fundit i Yaya ka qenë ferr, sepse ai nuk po luante mjaftueshëm, çka për një futbollist profesionist është shumë e tmerrshme”.

Toure akuzoi Guardiolën se ishte “xheloz” ndaj tij dhe kishte një problem me lojtarët afrikanë, ndërsa agjenti i tij, Dimitri Seluk, e kishte quajtur ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munich si “njeri i pavlerë”. Trajneri katalanas i ka goditur mbrapsht ato që i konsideron “gënjeshtra”, por Eboue beson se ka qartazi çështje ndërmjet një lojtari të profilit të lartë dhe Guardiolës dhe se ndarja është më e mira për të gjithë të interesuarit.

Ai shtoi: “Ndonjëherë nuk ka të bëjë me paratë. Kur marrëdhënia juaj si lojtar nuk është e mirë me trajnerin dhe nuk duket se do të përmirësohet, është gjithmonë më mirë të lëvizësh diku tjetër. Yaya është një lojtar dhe udhëheqës i madh dhe mendoj se ende ka disa vite, që do të luajë në nivelin më të lartë. Ai është lojtari, i cili gjithmonë dëshiron të fitojë”.

Related posts

Në Kamerun cilësohej talent, sulmuesi kërkon shpërthimin në Korçë…

Isa.Autor

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat falë një autogoli

Delo.autor

KËRKON KUALIFIKIMIN NE CHAMPIONS/ Monchi: Nuk do të ketë transferime të mëdha për Romën

Delo.autor

Leave a Comment