Futboll Sport

Flamurtari “te dera” e Skënderbeut, vlonjatët i telefonojnë sulmuesit

Me ardhjen e Ilir Dajës në pankinën e Flamurtarit, drejtuesit e klubit vlonjat kanë shtuar pretendimet në merkato dhe për sezonin e ri të Superligës. “Pylli” i preferuar për “gjueti” për kuqezinjtë është Skënderbeu. Klubi synon transferimin e bujshëm në Vlorë të njërit prej golashënuesve më të mirë të kampionatit shqiptar, Ali Sowe.

24-vjeçari është kontaktuar nga ish-tekniku i tij Daja, i cili i ka propozuar të luajë në Vlorë duke patur të njëjtin fitim financiar si te kampionët e Shqipërisë.

“Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar nuk ka dhënë përgjigjen e tij. Në mes të këtij transferimi duhet të konsultohet dhe ekipi italian i Chievos që zotëron kartonin e Soëesë. Vendimi i tyre do të vulosë dhe të ardhmen e lojtarit nga Gambia. Kujtojmë që Flamurtari synon t’i vjedhë “Skënderbeut” pjesën më të rëndësishme të ekipit: Muzakën, Osmanin dhe Micin.

Related posts

PRAPASKENAT/ HIGUAIN nuk donte MILANIN, kërkonte të transferohej tek ky klub i madh

Isa.Autor

E PABESUESHME/ GRUAJA TRANSGJINORE fiton kampionatin botëror të çiklizmit për FEMRA

Isa.Autor

Kur futbolli mund dhimbjen/ Ja reagimi i trajnerit të Uruguait në shënimin e golit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment