Futboll Sport

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Kërcënimet me vdekje për futbollistët që kanë gabuar në momentet deçizive të ndeshjeve të skuadrave të tyre në këtë botëror, duket se janë kthyer në modë tashmë.
Kështu i pari që u prek nga ky fenomen ishte kolumbiani Sanchez, që mori karton të kuq me Japoninë, që në minutën e 7′ dhe Kolumbia humbi 1-2.

I dyti në radhë ishte futbollisti i Suedisë Durmas, që u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës me Gjermaninë dhe shkaktoi faulin që solli golin e fitores për “Pancerat”.

Së fundi, është kërcënuar me jetë edhe sulmuesi i Danimarkës, Nicolai Jorgensen, që humbi 11-metërshin deçiziv në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave, ndaj Kroacisë.
Kjo ka bërë që Federata Daneze e Futbollit të reagojë ashpër nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar që të ndalen fenomene të tilla dhe i ka bërë thirrje policisë të hetojë rastet.

“Ndalni! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këti fenomeni shqetësues”, thuhet në deklaratën e Federatës.

Kujtojmë që 90 minutat e sfidës mes Kroacisë dhe Danimarkës përfunduan në barazim 1-1 dhe ishte pikërisht Jorgensen që kaloi danezët në avantazh, që në minutën e parë të sfidës./TCH/

 

Related posts

PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Trajneri i ri, Solskjaer: Kjo ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë

Delo.autor

DEBUTIMI I CRISTIANO RONALDOS/ Masa ekstreme në miqësoren e së dielës

Isa.Autor

DHUNA NË DERBI/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit

F.autor

Leave a Comment