Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Rikthehet hierarkia në mesfushë, Conte ka një Inter më sulmues

Hierarki të reja në mesfushën e Antonio Kontes. Misioni titull i Interit ka dy imazhe të reja: Perisiç dhe Eriksen janë plotësisht “blerje” me vonesë. Talent i vendosur në gatishmëri të skaudrës për një objektiv të përbashkët. Parabolat e kroatit dhe danezit ishin të pamenduara deri disa muaj më parë, Konte po i shijon. “Detyra e një trajneri është t’i bëjë të kuptojë çdo lojtari idetë e tij, mendoj për Eriksenin dhe Perisiçin: më bën të ndihem krenar fakti që ata, si shumë të tjerë, po përmirësohen”.

Nëse pjesa qendërdjathtas e mesfushës është e Barelës dhe Hakimit, në tjetrin ka dominuar shpesh kaosi, me rrotacione pak a shumë të detyruara edhe për shkak të ndonjë dëmtimi të tepërt. Pas një viti e gjysmë, Konte ka lojtarët e tij të besuar edhe në atë korsi. Interi nuk është më i zhbalancuar në njërin krah, goli i dytë ndaj Milanit në derbi është prova, aksion për manual i nisur në të djathtë, i përfunduar në të majtë.

REVOLUCION

Në Firence u panë shenjat e para të revolucionit asist i Hakimit, gol i Perisiçit. Hapat e parë drejt ndryshimit të Ivanit, që u ndoqën nga ata të Kristianit. Rezultati: dy lojtarë që mund të nisen lehtësisht disa metra më përpara, siç shpesh kanë bërë në karrierë, tani janë funksionalë në idenë e futbollit të Kontes. Njëri si anësor që përshkon gjithë krahun dhe tjetri mesfushor i kompletuar që nuk luan më prapa dy sulmuesve. Pra, revolucion.

Ndryshim që ka pasur ndikim edhe në hierarki, në një zonë të fushës që në këto dy sezone është mbuluar nga interpretues të ndryshëm, me fate të alternuara. 11-shja zikaltër tani mund të recitohet përmendësh. Përpjekja e disa kohëve më parë për të luajtur me fantazistin, me Barelën më të avancuar, kishte ndërprerë disi lidhjen e mesfushës me krahët, për faktin e mbrojtjes me dy “shkatërrues”. Eksperiment i dështuar, për pranim të vetë Kontes.

Nga Sasuolo e më pas Interi u rikthye në mënyrë të qëndrueshme te 3-5-2, me përjashtim të sfidës kundër Veronës me Perisiçin thuajse pranë dyshes së sulmit. Interpretuesit kanë ndryshuar. Konte e nisi me AzamoahSensi, më pas me Jang-Galjardini dhe tani ëndërron titullin me Perisiç-Eriksen: një mesfushë më sulmuese dhe dinamike me protagonistët e rinj. Zona e majtë tani ka padronët e saj.

Related posts

​Formacionet zyrtare: Cardiff – Manchester City

Q.Autor

“EURO 2020″/ Danimarka mposht Çekinë falë dyshes Delaney-Dolberg dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Mike Tyson: Ja pse u riktheva në ring, kam frikë vetëm nga ai

Delo.autor

Leave a Comment