Bundesliga Futboll La Liga

E FUNDIT/ Bayern bën ‘çmendurinë’ e merkatos, ofron 100 mln euro për Bale

Gareth Bale ka më shumë se një gjurmues. Klubet më të fuqishme në Europë janë në gjëndje alerti për të ndjekur nga afër dhe në vazhdimësi situatën e uellsianit te Real Madrid. Të gjithë e dinë se mes Bale dhe madrilenëve mund të vijë divorci në merkaton e verës së ardhshme. Kushte këto që kanë bërë të jenë shumë skuadra që kërkojnë të blejnë yllin e Real Madrid dhe të përfaqësueses së Uellsit.

 

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, një prej klubeve të interesuara për Bale po përgatit një ofertë stratosferike me qëllim që të “rrëmbejë” uellsianin nga “Santiago Bernabéu”. Të paktën kjo është ajo që njerëzit pranë futbollistit i kanë komunikuar presidentit Florentino Pérez. Madje, krejt ndryshe nga sa imagjinohet, oferta më e madhe nuk vjen nga Premier League, por nga Gjermania. Është skuadra e Bayern Munich që synon të investojë shumën rekord për klubin, vetëm që të blejë ullsianin Gareth Bale. Bavarezët po kërkojnë për pasuesin e Robben dhe besojnë se Bale mund t’u ofrojë shumë kënaqëi dhe sukses në të ardhmen.

Related posts

DËSHTOI TË TREGONTE CILËSIT E TIJ/ Chelsea pret oferta për mesfushorin Drinkwater

Isa.Autor

Telashet për Vllazninë nuk kanë fund, shkodranët paditen nga lojtari i tyre për të shkuar tek Tirana

Isa.Autor

VERA E “DIVORCIT”/ Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

F.autor

Leave a Comment