Futboll Gossip Sport

Era Istrefi: Momenti i më i paharrueshëm i Botërorit? Kur 2 shqiptarët shënuan për Zvicrën

FIFA ka organizuar sot një konferencë për shtyp me 3 këngëtarët që do performojnë ‘live’ në Moskë në finalen e Botërorit. Bëhet fjalë për Era Istrefin, Nicky Jam dhe Will Smith, të cilët do të ndezin stadiumin “Luzhniki” me këngën “Live It Up”, që deri më tani numëron mbi 100 mln klikime në ‘Youtube’.

E pyetur nga gazetarët për lojtarin më të mirë të Botërorit Era ka befasuar me zgjedhjen duke thënë “Cristiano Ronaldo”, dhe jo një prej futbollistëve me orgjinë shqiptare.

Ndërkohë këtë gjë e bëri kur u pyet për momentin më emocionues të Botërorit: “Momenti më i paharrueshëm për mua ishte kur luajti Zvicra dhe shënuan 2 shqiptarët.”

Will Smith nga ana tjetër tha se ishte neutral për sa i përket tifozllëkut në këtë turne. Kujtojmë që finalja mes Francës dhe Kroacisë do të luhet të dielën, më 15 korrik në orën 17:00.

Related posts

E BUJSHME/ REALI gati të nënshkruajë marrëveshjen e shekullit, do të përfitojnë…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Situatë e trazuar te PARTIZANI, klubi i kuq pezullon SUPER lojtarin dhe njofton se…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Pioli me disa ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment