Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dha dorëheqjen vitin e kaluar, ja kush e zëvendëson trajnerin e suksesshëm

Li Tie është përzgjedhur si pasardhësi i trajnerit të famshëm italian Marçelo Lipi në kombëtaren e Kinës.

42-vjeçari u emërua sot si trajneri i ri i ekipit kombëtar kinez. 71-vjeçari Lipi dha dorëheqjen nga posti i teknikut të Kinës pas humbjes së papranueshme ndaj Sirisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës 2022. Li Tie ka luajtur për Kinën në të kaluarën si dhe përfaqësoi vendlindjen në Kupën e Botës 2002.

Lipi është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave në futboll duke fituar 5 kampionate italiane me Juventusin, Ligën e Kampioneve si dhe Kupën e Botës me Italinë.

Related posts

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Sadik.Autor

Lojtarët e Realit supersticioz, të njëjtat veprime si në finalen e 1 viti më parë (FOTO)

Sadik.Autor

PËRQAFOI ARBITREN GJATË NDESHJES/ Aguero në shënjestër të mediave. Sulmuesi duhet të japë sqarime (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment