Futboll Premier League Sport

Erik Kantona “tall” Nejmarin: Është lojtar i mirë, por edhe aktor (VIDEO)

Erik Kantona thumbon sërish sulmuesin e Brazilit, Nejmar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai thotë se “O Ney” është një aktor i madh dhe simulon shumë në fushën e lojës. Ai përdor një valixhe të verdhë me rrota për të bërë krahasimin me lojtarin. “Kam blerë një valixhe të verdhë dhe do ta quaj Nejmar.

Jo vetëm prej ngjyrës, por edhe prej faktit që rrotullohet lehtësisht për orë të tëra”, thotë Kantona dhe rrotullon valixhen. Më tej ai shton se sulmuesi 26-vjeçar është shumë i mirë si lojtar, por e ekzagjeron me simulimet. “Nejmar është lojtar i madh dhe i shkëlqyer, por nuk duhet të rrotullohet kaq shumë kur i ndërhyjnë të tjerët. Duhet të bëjë kujdes nëse dikush i ndërhyn në shpatullën e djathtë, sepse e vë dorën në pjesën e majtë të fytyrës dhe thotë se u dëmtua aty”, thotë Kantona.

My new luggage… #thecomissioneroffootball

A post shared by Eric Cantona (@ericcantona) on

Related posts

E ARDHMJA E GJERMANISË/ Matthaus: Nëse dështojmë në Europian, Low nuk do të jetë i vetmi që do të largohet…

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Trajneri Allegri me 8 mungesa ndaj Napolit, rikthehet Ramsey

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kërkon më shumë minuta, Juventus bën gati huazimin e mbrojtësit…

Delo.autor

Leave a Comment