Futboll Seria A Sport

ETRIT Berisha tek Lilë? Atalanta u kthen përgjigjen përfundimtare francezëve

Ekipi i Lilës shfaqi interes për portierin e Shqipërisë dhe Atalantës, Etrit Berishën. Klubi francez trokiti në dyert e klubit italian dhe shprehu interesin për shtatlartin. Drejtuesit e ekipit të ligës së parë franceze ishin të gatshëm të dëgjonin pretendimet e skuadrës zikaltër dhe të bënin gati ofertën.

Dëshira e tyre për të marrë Berishën ishte serioze, por italianët u përplasën dyert në fytyrë francezëve: “Titi nuk lëviz, do të jetë portieri ynë për sezonin e ri!”, – ishte pak a shumë përgjigjja e drejtuesve italianë. Mediet përtej Adriatikut raportojnë se se Atalanta i ka kthyer përgjigje negative francezëve.

Berisha është titullar i padiskutueshëm në klubin italian dhe një pikë e fortë e Atalantës. 29-vjeçari do të luajë sezonin e tij të tretë te skuadra nga Bergamo. Në verë u mendua se klubi italian donte ta shiste portierin, por tani politika ka ndryshuar me 180 gradë.

Related posts

Golden State mposht Pelicans falë Durant, Houston prek finalet në Perëndim

Sadik.Autor

NJIHET SI NDËR FUTBOLLISTËT MË HUMANË NË BOTË/ Ronaldo bën gjestin e madh për Ramazan, ja sa para dhuron

Delo.autor

SPEZIA-JUVENTUS/ Leksion futbolli nga “Zonja e Vjetër”, Morata i shpëton “off-side” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment