Futboll Kategoria Superiore Sport

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Lushnja tronditet para derbit. Dy lojtarë dalin pozitivë me “COVID-19” dhe dyshohen se janë infektuar edhe dy të tjerë. Situata nuk është aspak e qetë te verdhejeshilët dhe sidomos kur dihet që vetëm nesër do t’u duhet që të zbresin në fushë për të luajtur kundër Tomorit për llogari të javës së 3-të të Kategorisë së Parë. “Panorama Sport” mëson se janë infektuar kapiteni Dionis Musaku dhe mbrojtësi Adriatik Basha. Fillimisht u tha se ishin të dëmtuar, por ndryshe paraqitet situata. Ata janë të karantinuar dhe për 2 javë nuk mund të lëvizin nga shtëpia. E megjithatë, stresi thellohet pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit edhe mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku. E gjithë kjo situatë ia komplikon ndjeshëm llogaritë edhe Ilir Gjylës.

Kur dihet që ka disa mungesa prej dëmtimeve, listës i shtohen edhe të prekurit nga virusi. Lajmin e ka dhënë për gazetën fizioterapisti i skuadrës. Arsid Prifti ka shpjeguar situatën e secilit dhe njofton se sot në mbrëmje do të vijë përgjigjja për dy të dyshuarit. “Mbrojtësi Adriatik Basha është pozitiv, presim të mbarojë karantinimin, që të kthehet pranë ekipit. Kapiteni Dionis Musaku ka rezultuar pozitiv dhe është në karantinim 14-ditor. Për mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku presim përgjigjen e tamponit sot në mbrëmje”, u shpreh fillimisht fizioterapisti, që po kryen edhe rolin e mjekut të ekipit.

Related posts

PAS NJË KROSIMI PERFEKT NGA MODRIC/ Ylli Benzema i kthen buzëqeshjen Realit dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Icardi me statistika më të mira se Ronaldo e Higuain

Sadik.Autor

“SHPËRTHEN” NDAJ JUVENTUS PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Spikeri i Portos: Mundëm hajdutët dhe derrin Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment