Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Gega: Shpresoj te një gjykim i mirë, luftë deri në fund

Partizani do të luajë sonte, në orën 20:15, ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Europës ndaj Mariborit, në Slloveni. Para një jave, “akti i parë” i këtij ballafaqimi ka përfunduar me humbjen minimale të “demave të kuq”. Pra, sikurse shihet, kërkohet përmbysja, çka përbën diçka mjaft të vështirë. Trajneri Skënder Gega ka bërë këtë analizë dhe prognozë në konferencën për shtyp.

Sa shanse keni pas ndeshjes së parë në Tiranë, që e humbët 1-0?
Eshtë një ndeshje e rëndësishme për ne, kjo e kthimit. Për mua, në Tiranë kemi luajtur një ndeshje positive, kemi patur shanset tona. E theksoj se jemi përgatitur për të bërë më të mirën këtu në Sllogveni. Të jem i sinqertë, presioni është mbi Mariborin dhe jo mbi ne, por ky është futboll dhe çdo gjë mund të ndodhë. Do të isha i kënaqur nëse djemtë do të luajnë siç interpretuan pjesën e parë në Tiranë dhe do të luftojnë deri në fund. Pastaj, të pranojmë verdiktin e fushës në vërshëllimën e fundit.

Keni pohuar se nuk do të ndryshoni shumë në formacion?
Besoj se tashmë Maribor e ka një ide sesi luan Partizani, por gjithsesi çdo ekip ka rezervat e veta. Ne jemi përgatitur, e dimë që do të jemi nën presion, pasi Maribor luan në shtëpi dhe ka mbështetjen e tifozërisë, e cila do të jetë ndihmë e madhe për ta. Por ne jemi përgatitur për të dyja fushat, ndaj do të jetë një ndeshje e mire. Siç e theksova më lart, do të përpiqemi deri në fund për të marrë rezultat pozitiv.

Si mund t’i shënoni Mariborit?
Ashtu si Maribor na shënoi në Tiranë. Ne kishim shanset tona në takimin e pare, ju e patë ndeshjen. S’mund të gjykoj njeri, por për mua episodi i Asanit ishte një gabim i arbitrit, pasi e pashë ndeshjen me qetësi më pas. Ishte një 11-metërsh i pastër, i cili ishte një mundësi shumë e mirë për ne për të shënuar. Shpresoj të kemi të njëjtin shans, por jo të njëjtin gabim nga arbitri.

A do të mbështeteni nga shumë tifozë në stadiumin e Maribor?
Mbase nuk është momenti i duhur për të luajtur ndeshjet e Europës, sepse sapo ka mbaruar kampionati botëror, por ne kemi shumë mbështetës, të cilët e dashurojnë bluzën e këtij klubi. Kemi tifozë të mrekullueshëm, ata kanë një dashuri të jashtëzakonshme për klubin dhe skuadrën dhe shpresoj që kësaj here t’i bëjmë të lumtur dhe krenarë.

Related posts

MJAFTON “MAGJIA” E LUSHKJAS/ Laçi mposht Partizanin dhe kërcënon Tiranën në krye

Delo.autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Kushton 30 milionë euro, trajneri Bielsa siguron yllin e Manchester United…

Delo.autor

LIVE/ Superkupa e Italisë: Mbyllet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment