Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Luftëtari pret letonezët, gjyqtari i takimit nga Danimarka

UEFA ka zgjedhur të gjithë arbitrat për takimet e kthimit e Europa LEAGUE. Në faqen zyrtare të qeverisë europiane të futbollit janë listuar gjyqtarët kryesorë dhe stafi ndihmës. Luftëtari sot luan ndeshjen e nderit me letonezët e Ventspils.

Për ndeshjen në “Elbasan Arena” është caktuar danezi Anders Poulsen. 38-vjeçari gjykon në kampionatin danez dhe në rang europian ka eksperiencë në ndeshjet kualifikuese të Europa LEAGUE dhe ndeshjet ndërkombëtare për U-17.

Ai do të ketë përkrahjen e treshes së gjyqtarëve danezë:Jesper Dahl, Henrik Sønderby dhe Peter Munch Larsen. Takimi luhet në orën 20:00.

Related posts

BASTET/ Sot sfida Shqipëri-Hungari, ja sa kuotohet fitorja e kuqezinjve

Delo.autor

Faza e grupeve në Champions League: Ja kush mund të jetë “grupi i vdekjes”

Isa.Autor

PAS EPISODEVE TË DHUNSHME NË EUROPË/ UEFA dënon klubin e Kamer Qakës për incidentet, ja vendimi i ashpër

Delo.autor

Leave a Comment