Futboll Seria A Sport

Fasone “thumbon” UEFA-n: Na ndaloi padrejtësisht Ligën e Europës

Shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, e etiketoi ndalimin e klubit nga Liga e Europës 2018-2019 si diçka të padrejtë. Milani po e apelon vendimin e UEFA-s për ta ndaluar atë nga të gjitha garat europiane, me organin drejtues të futbollit europian duke cituar një shkelje të legjislacionit të “Fair Play Financiar” dhe licencimit.

Fassone tha se klubi i Seria A do të bënte gjithçka, që të pezullojë këtë ndalim, me ankesën e tyre fillestare drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS). “Ne e konsiderojmë vendimin e UEFA-s të padrejtë, – tha Fassone. – Shpresoj që CAS-i t’i shohë gjërat ndryshe. Ne do të luftojmë deri në fund, për ta përmbysur dënimin”.

Megjithëse Milan nuk do të lejohet të konkurrojë në garën e dytë për nga rëndësia të klubeve të Europës, kuqezinjtë do të ishin të lirë të luanin në Ligën e Kampionëve, ose në “Europa League”, në sezonin 2019-2020, nëse kualifikohen për të dyja turnetë.

Milan u ble nga një konsorcium i kryesuar nga biznesmeni kinez Li Yonghong, i cili më pas u bë kryetar i klubit, në prill të vitit të kaluar. Klubi kuqezi më pas shpenzoi shumë përpara sezonit 2017-2018, duke nënshkruar me lojtarë të tillë si Leonardo Bonucci, Andre Silva dhe Hakan Calhanoglu. Gennaro Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montellën në nëntor, duke e çuar Milanin në finale të “Coppa Italia”, ku humbi ndaj Juventusit.

Related posts

MONTENEGRO-ENGLAND/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Vesovic

Delo.autor

E thërret Karius/ Shikoni si ASENSIO “ngacmon” DE GEAN para ndeshjes miqësore (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA E SKËNDËRBEUT/ Aliti: Ja çfarë më ndodhi që humba penalltinë

F.autor

Leave a Comment