Futboll Seria A Sport

FASSONE OPTIMIST : Ne kemi bërë gjithçka që mundëm dhe presim një përgjigje…

Marco Fassone foli për mikrofonin Sky Sport në fund të seancës pranë TAS në Lausanne. Sot ishte dita e apelimit kundër vendimit të UEFA-s që përjashtonte ekipin kuqezi nga Europa League.

Këto janë fjalët e Drejtorit Ekzekutiv të Milanit: ‘’Ka qenë një ditë intensive, kemi qenë këtu që prej orës 9.30. Juria i dëgjoi me kujdes palët, kemi raportuar çdo gjë me detaje. U shqyrtuan aspektet e biznesit, aspektet financiare dhe ato ligjore. Juria i ka të gjitha elementet për të gjykuar në mënyrën më të mirë. Mendoj se ne kemi bërë të pamundurën.

Ne jemi përpjekur të përmbledhim gjithçka që është e mundur në aspektin e mbështetjes ligjore dhe të ekspertëve. Prania e Tuil na dha mbështetje të rëndësishme përsa i përket argumentimeve që i kemi paraqitur UEFA-s. Prania fizike, tashmë që kemi një ndryshim të aksionarëve, është e rëndësishme. Ne presim që vendimi të mbërrijë nesër rreth orës 12″.

Related posts

POLONI-ARGJENTINË/ E pabesueshme, Leo Messi humbet penallti (VIDEO)

F.autor

“S’KEMI MBROJTËS”/ Pioli ankohet për prapavijën: Shtatë ditë nuk mjaftojnë për Europa League

Delo.autor

“E PABESUESHME POR E VËRTETË”/ “Ligji” mposht Ronaldon, kjo është humbje e rëndë për portugezin

Delo.autor

Leave a Comment