Futboll Sport

Federata bllokon Xhakën, ndal pyetjeve për “shqiponjën”

Në vigjiljen e përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë që do të privojë botërorin e futbollit nga një tjetër skuadër, provokimet kanë zënë vend në distancë. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova.

“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, tha Xhaka.

Gazetarët e pyetën Xhakën nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli eventual, por futbollisti i Arsenalit dribloi gjithçka.

Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen. Këtu Xhaka u pyet mbi penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë objekt i hetimit të FIFA-s për festën me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë në fazën e grupeve.

Related posts

E FRIKSHME/ Haaland vendos duart në kokë dhe mbyll sytë, shikoni dëmtimin e rëndë që pësoi lojtari i Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, Paratici akord me klubin e madh të Premier League…

Delo.autor

Maradona largohet nga Arabia, merr drejtimin e skuadrës bjelloruse

Sadik.Autor

Leave a Comment