Futboll Sport

U AFRUA ME BUJË PËRPARA DY VITESH/ Mesfushori i Bajernit gati të largohet në verë

Leroi Sane u largua i frustruar dhe drejt e në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes në Mainc. Ai nuk shtrëngoi duart me asnjë dhe nuk shkoi me shokët e tij për të falënderuar tifozët që kishin udhëtuar në Mainc.

Sane e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri vetëm në pjesën e dytë në vend të Leon Goreckës, edhe pse trajneri Julian Nagelsman u mundua ta zbuste pak situatën duke thënë pas ndeshjes.

“Kjo është krejtësisht normale. 50 nga 100 bëjnë të njëjtën gjë dhe largohen direkt pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Askush nuk është i njëjtë, të gjithë reagojnë ndaj situatave në mënyra të ndryshme”, tha trajneri pas ndeshjes.

Gjithsesi, situata e lojtarit nuk është aspak e mirë dhe kjo për shumë arsye. Forma e tij ka ardhur në rënie dhe shkëlqimi ka zgjatur vetëm pak muaj. Në ndeshjen decizive ndaj Vijarealit ai ishte nga lojtarët më të dobët për skuadrën e Bajernit. Mediat gjermane shkruajnë për një divorc në fund të sezonit mes tij dhe klubit kampion. Sane mund të shitet për dy arsye.

E para është fakti që ai nuk është ambientuar ende në Mynih dhe gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta duke parë që po luan prej dy vitesh në skuadrën bavareze.

E dyta lidhet edhe me faktin ekonomik. Bajernit i duhen para dhe për të mbushur arkat, shitja e Sanesë për 60 milionë euro do t’i lejonte skuadrës të planifikonte një merkato të denjë për sezonin e ardhshëm. Nagelsman do të pranonte me kënaqësi një ndryshim dhe nga fakti që në atë pozicion skuadra ka lojtarë si Koman dhe Gnabri që japin garanci.

Largimi i Sanesë do t’i lejonte klubit të transferonte një lojtar të madh, por edhe të shkurtonte shpenzimet për shkak se paga e lojtarit është e lartë (15 milionë euro në sezon).

Related posts

PAS ZYRTARIZMIT NË “BERNABEU”/ Areola reagon në “Instagram”: Krenar që jam te Reali, ja çfarë i shkruan Mbappe

Delo.autor

Interi është zhytur zyrtarisht në krizë, Icardi dhe Perisic në vështirësi

Q.Autor

KËRKOHET NGA EKIPET E PREMIER/ Trajneri i Leeds përplaset me klubin për yllin brazilian: Nëse e shisni, unë do të…

Delo.autor

Leave a Comment