Futboll Sport

Ferdinand: E padrejtë, Lukaku nuk duhej lejuar të luante kundër Brazilit

Fitorja “surprizë” e Belgjikës përballë Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës, ka ngjallur shumë reagime te persona që kanë lidhje me botën e sportit.

Një ndër to, është legjenda e Anglisë dhe e Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand.

Ai ka folur në lidhje me këtë takim, duke thurur elozhe pafund për sulmuesin belg, Romelu Lukaku. Ferdinand e ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin shtatlartë dhe për të thotë se duket si një 16-vjeçar që luante ndaj disa 11-vjeçarëve.

“Ishte e padrejtë ajo që pashë në fushë. Lukaku nuk duhej lejuar të luante pasi dukej shumë i madh dhe shumë i fortë në krahasim me kundërshtarin. Ai më dukej si një 16-vjeçar, që po luan futboll kundër fëmijëve që janë 11 vjeç.

Edhe kur ai nuk ishte në gjendje për të bërë diçka para portës, krijonte hapësirat e nevojshme për futbollistët e tjerë, si Hazard apo De Bryne. Për mua, Lukaku është një ndër lojtarët më të mirë të këtij Botërori dhe ndër sulmuesit më të mirë në botë”, u shpreh Ferdinand.

Related posts

Arsenali shfaq interes për Caglar Soyuncu e FC Freiburg

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Ylli i Real Madrid tremb “Azzurrët”: Ne jemi këtu për të ëndërruar dhe…

Delo.autor

NJË JETË E TËRË ME “KATALANASIT”/ Messi: Ndihem krenar që kam luajtur 750 ndeshje me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment