Futboll Sport

Festa në rrugët e Parisit, vajzat denoncojnë ngacmimet seksuale

Parada në “Champs-Elysees” ishte përfundimi natyral i festës për kampionët e botës. Por për fat të keq, për disa fitorja e trofeut nga Franca dhe zbarkimi në shesh ishte edhe një justifikim për të kryer aktet e dhunës.

Pas skenave guerilje, të cilat shkaktuan vdekjen e dy personave, është denoncuar edhe një seri me dhunë seksuale gjatë festimeve në shesh. Në rrjetet sociale numri i vajzave që kanë denoncuar dhunën është shtuar ndjeshëm.

Mesa duket, abuzuesit kanë përfituar nga kaosi në rrugët e Parisit dhe gjithë vendit. #METOOFOOT është hashtagu i frymëzuar nga ai i përdorur në rastin Vainshtain. Nga ajo që raporton “France 24”, deri tani në Paris dy persona janë arrestuar me këtë akuzë.

Related posts

French Open/ Serena Williams “presion” Sharapovës, kalon në çerekfinale

Sadik.Autor

CR7, Modric apo Salah/ Kush është më i miri në botë? Brilante përgjigja e Toni Kroos

Isa.Autor

INZAGHI KËRKON NJË ZËVENDËSUES/ Korrea humb derbin, Interi tani mendon për titullarin e Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment