Futboll Premier League Sport

NUK GODITI ASNJËHERË PORTËN/ Giroud rrëfen talljet dhe xhelozinë që i shkaktonte Ozil

Olivier Giroud ka rrëfyer se si Mesut Ozil e tallte gjatë stërvitjeve te Arsenal, teksa krenohej se ishte kampion bote në fuqi. Dyshja e futbollistëve kanë kaluar bashkë gati 4 vite në “Emirates Stadium” përpara se Giroud të transferohej te Chelsea gjatë merkatos së janarit, me Ozil që fitoi asaj kohe Kupën e Botës me Gjermaninë. Fantazisti gjerman kaloi një moment të tmerrshëm në Rusi këtë Botëror, por ishte një histori krejt ndryshe ajo e Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku Ozil luajti një rol kryesor për Gjermaninë në fitimin e trofeut më prestigjoz në futbollin botëror.

Tani Giroud ka treguar se si Ozil i kujtonte atij dhe të gjithë shokëve të ekipit te Arsenal çdo herë për suksesin. Një tregim që përsëritej çdo herë kur gjërat në fushën stërvitore nuk shkonin në favor të gjermanit. “Kam bashkëpunuar me gjermanë te Arsenal dhe kam qenë gjithmonë shumë xheloz pë rata. Ndonjëherë në mëngjes, Mesut Ozil humbte në stërvitje, por gjithmonë kishte një justifikim dhe ngushëllim dhe thoshte: ‘Shh, Shh, Unë jam kampion bote’”, deklaroi Giroud që u shpall kampion bote me Francën në “Rusi 2018”, pasi mundi Kroacinë në finale, ndonëse vetë sulmuesi i Chelseas dështoi në misionin për të shënuar.

Related posts

PSG e ‘llahtarshme’ në Francë, shpartallohet Dijoni

Q.Autor

Zyrtare/ Antoine Griezmann zbulon të ardhmen!

Sadik.Autor

Gonzalo Higuain i shënon gol të bukur Berishës

Q.Autor

Leave a Comment