Futboll Sport

Firma me Partizanin, Rubin Hebaj flet si sulmues “i kuq”

Afrimi më i fundit i Partizanit në merkaton e kësaj vere quhet Rubin Hebaj. Talenti shkodran që pas largimit nga Vllaznia, për 1 vit luajti në Kroaci në skuadrën e Domazale, ku për hir të së vërtetës nuk pati shumë hapsira. Sulmuesi 20-vjeçar është prezantuar gjatë ditës së shtunë në ambientet e “klubit të kuq”, duke treguar edhe impresionet e tij të para lidhur me këtë rikthim në Kategorinë Superiore.

Duke folur për arsyet që e shtynë të rikthehej në Superligë, Hebaj veçoi emrin e madh të Partizanit, por edhe projektin e nisur, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që ky klub të fitojë një kampiont, pas kaq shumë vitesh.

Ndërkohë sa i përket rivalëve më të fortë, Hebaj nuk veçoi asnjë skuadër, por theksoi se do të jetë një kampionat shumë i fortë me disa pretendentë.

Sulmuesi 20-vjeçar nuk pritet të jetë përforcimi i fundit i Partizanit në këtë merkato vere. Tek kryeqytetasit priten edhe të paktën 3 afrime të tjera, në mënyrë që tekniku Skënder Gega të ketë një skuadër të plotë për të luftuar në kampionat.

Related posts

Chelsea-Liverpool, dueli me “aromë” Championsi

Sadik.Autor

“MIAMI OPEN”/ Tenisti Federer zbret në vendin e shtatë, Medveded kërcënon Djokovic

Delo.autor

NUK E DUAN NË EKIP/ Inter gjen zgjidhjen për Alexis Sanchez tek… Bayern Munchen!

Delo.autor

Leave a Comment