Futboll Sport

FITUAN BOTËRORIN/ Mbappe fton francezin tek PSG: I lashë ca shënime në xhep

Kylian Mbappe ka zbuluar se ka shpenzuar Kupën e Botës duke inkurajuar N’Golo Kante t’i bashkohet te Paris Saint-Germain dhe ia ka rekomanduar mesfushorin Chelsea-t edhe pronarit Nasse Al-Khelaifi.

Mbappe dhe Kante ishin dy figura kyçe në triumfin e Francës në Botëror.

“Është e vërtetë që Al Lhelaifi është konsultuar me mua,” shprehet Mbappe për France Football.

“Dhe unë i thash se Kante do të ishte një blerje e mirë për ekipin tonë. kam folur me N’Golo gjatë Botërorit, por jo shumë sepse nuk doja ta shpërqendroja me merkato. “Në fund, i lashë ca shënime në xhep në mënyrë që t’i zbulonte kur të kthehej në shtëpi.”

Mbappe aktualisht është lojtari më i kërkuar i elitës europiane dhe nëse do të shitej, mbase edhe më i shtrenjti i historisë.

 

Related posts

“JEMI RRITUR ME DASHURINË PËR VENDIN AMË”/ Granit Xhaka bën apel për ndihmë: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë… (FOTO)

Delo.autor

BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim

Isa.Autor

LUAJTI ME TIRANËN SEZONIN E KALUAR/ Futbollisti i Bylisit provokon “Demat e Kuq” pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment