Futboll Seria A Sport

Fondi “Elliot” kërkon të rikthejë Milanin e madh, gati Maldini dhe 150 milionë euro

Kapiteni legjendar i Milanit, është gati të rikthehet te skuadra ku shkroi historinë, por kësaj here si drejtues. 50-vjeçari pritet të marrë një rol të rëndësishëm drejtuesi nën drejtimin e pronarëve të rinj të Milanit, Fondit “Elliot”.

Mediat italiane raportojnë se brenda javës pritet që klubi t’iu kalojë anglezëve, të cilët do të bëjnë ndryshime drastike. Një tjetër emër që mund t’i bashkohet stafit drejtues të Milanit, është edhe ai i Albertinit.

Pronari i Fondit “Elliot” ka premtuar se do të investojë 150 milionë euro te kuqezinjtë dhe ka gati planin e ri për ringritjen e skuadrës. Maldini mësohet se ka dhënë OK për rikthimin te Milani dhe pritet që në ditët e ardhshme të ndodhe edhe lëvizja.

Related posts

NDIZEN POLEMIKAT NË “LOS BLANCOS”/ Isco bën një gjest të rëndë kundër trajnerit

Delo.autor

Barcelona humbet gjyqin, duhet të paguajë 1.2 milionë euro për Alberto Botia

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE NË PRAG/ Trajneri i Atalantës: Kam besim te grupi, objektiv i kemi të qarta

F.autor

Leave a Comment