Futboll Sport

Barazimi i Tiranës me Ajaksin në 1970/ Kujtohet me nderime nga Presidenti Ilir Meta!

Ishte e mërkurë, 16 shtator 1970. Skuadra kampione e Shqipërisë, 17 Nëntori pret në shtëpi kampionët e Hollandës, Ajaksin, për Ligën e Kampionëve. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, i mbushur nga mijëra tifozë, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Lym Alla dhe në formacion emra si Zhega, Hyka, Çeço, Mema, Kasmi etj, morën një barazim historik Ajaksit të madh.

Dy gola të Suurbier në minutën e 19` dhe të 58` i japin avantazhin Ajaksit të Nekens me shokë, por brohorimat e tifozëve u japin zemër futbollistëve të Tiranës (17 Nëntorit) në atë kohë, të cilët me dy gola të Kazanxhi e Çeços, përkatësisht në minutën e 60` dhe të 85`, i marin një barazim historik Ajaksit.

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një ceremoni në ambientet e presidencës, për të përkujtuar dhe nderuar ekipin që arriti atë rezultat historik më 16 shtator të 1970 në Tiranë. Të pranishëm në këtë ceremoni jubilare, kanë qenë futbollistët e ekipit aktual të Tiranës, figura të njohura të sportit shqiptar dhe historisë së klubit bardheblu.

Related posts

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Q.Autor

E FUNDIT/ Man United zyrtarizon sot Alexis Sanchez, kjo është paga marramendëse

Q.Autor

Minutat e fundit/ Kukësi shënon dhe është shumë pranë kualifikimit

Isa.Autor

Leave a Comment