Futboll Sport

Franca, zbulohet festa e ÇMENDUR deri në orën 3 të mëngjesit…

Franca është në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por skuadra e Didier Deschamps ka krijuar disa probleme pas fitores ndaj Argjentinës, në 1/8-t e finaleve, javën e kaluar.

Pas suksesit 4-3, Federata Franceze e Futbollit i çoi futbollistët në një klub nate në Moskë, ku i lejoi të qëndronin deri në orën 3 të mëngjesit, por kur ata u kthyen në hotel, ra alarmi i zjarrit, sipas asaj që bën të ditur “BeIN Sports”.

Thuhet se futbollistët e Deschamps, përdorën fishekzjarre, kur u kthyen në hotel dhe kjo shkaktoi panik dhe alarmin e zjarrit në këtë ndërtesë.

Stafi teknik nuk morri asnjë masë sepse ishte vetë pjesë e festës. Kjo rrëmujë nuk ndikoi në ecurinë e “gjelave”, që mposhtën 2-0 Uruguajin në çerekfinale me golat e Raphael Varane dhe Antoine Griezmann.

Të martën, Franca do të ndeshet me Belgjikën në gjysmëfinalen e “Rusi 2018”.

Related posts

Roma vendos për Nainggolanin

Q.Autor

RASTI KULMINAT/ Cuculi i sinqertë: Arbitri gaboi, e preka topin me dorë dhe ishte penallti

Isa.Autor

“TRUPI I SAJ IU HODH QENVE”/ Historia tronditëse e futbollistit që vrau ish-të dashurën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment