Futboll Sport

FRIKË për FAMILJEN/ ROONEY kërkon MUR dhe BUNKER në VILËN e tij…

Edhe yjet kanë frikë. Mbi të gjitha, nëse kërcënohen njerëzit e tyre më të afërt. Është pikërisht kjo që i ndodhi Uejn Runit në 2016, madje gjatë ndeshjes së lamtumirës me Mançester Junajtid. Ky ishte momenti më i mirë që mendoi Robert MekNamara për të hyrë i pashqetësuar në vilën e tij dhe për ta grabitur atë.

Vetëm se ai nuk i bëri mirë llogaritë me sistemin e sigurisë dhe u kap nga policia. Bashkëshortja e sulmuesit aktual të DC Junajtid vuajti prej shumë kohësh pasojat e traumës me pagjumësi, me terrorin se mund t’i ndodhte diçka tre djemve të tyre. Dhe tani që sulmuesi ndodhet në SHBA dhe e ka lënë familjen vetëm, ka vendosur të marrë masa shtesë sigurie.

“The Sun” zbulon se ai ka kërkuar leje për të ngritur një mur rrethues për vilën, madje do të ndërtojë edhe një dhomë bunker brenda shtëpisë, ku familja të strehohet në rast se vë re diçka të dyshimtë. 32-vjeçari shënoi në fundjavë golin e tij të parë në SHBA në ndeshjen kundër Kolorados, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte 2-1. Por ndeshja e tij përfundoi me thyerjen e hundës, e cila kërkoi 5 qepje.

Related posts

TRONDIT MERKATON FUTBOLLIT/ Florentino Perez ka gati 350 milionë euro për “rekordmenin”…

Delo.autor

Inter nevoja emergjente në mbrojtje, nuk heq dorë nga De Vrij

Q.Autor

HUMBJA NDAJ SITIT/ Konte fjalë lamtumire: Më mungon familja, ajo që i ndodhi Vialit…

F.autor

Leave a Comment