Futboll Premier League Sport

Futbollisti i Arsenalit: As që më shkon ndërmend të LARGOHEM nga Londra…

Hector Bellerin këmbëngul se ai është shumë i lumtur te Arsenal duke përgënjeshtruar zërat që flasin për një largim të tijin nga “Emirates Stadium”. 23-vjeçari kërkohet nga disa klube europiane, me Juventus në krye, por duket se do të qëndrojë te londinezët, ashtu si e parashikon kontrata gjashtë-vjeçare që firmosi në vitin 2016.

“Më duket një çmendur që njerëzit vazhdojnë të më pyesin për të ardhmen time, – tha spanjolli për “London Evening Standard”. – Rreth dy vjet më parë firmosa një kontratë afat-gjatë dhe kur nuk kam thënë se dua të largohem. Jam shumë i lumtur në Londër dhe shumë i lumtur në këtë klub që më ka dhënë mundësinë të jem një futbollist më i mirë se sa isha kur erdha. As që më shkon ndërmend të largohem.”

Bellerin do të garojë për vendin e titullarit te skuadra e Emery me futbollistin e ardhur pikërisht nga Juventus, Stephan Lichtsteiner. “Konkurenca të ndihmon të përmirësohesh. Në çdo ekip të madh ka dy apo tre futbollistë që mund të mbulojnë një pozicion. Unë jam mësuar me këtë,” – përfundoi lojtari që u largua nga Barcelona kur ishte 17 vjeç.

Related posts

U transferua me bujë në Spanjë, gjiganti anglez kërkon shërbimet e “njeriut të humbur”

Isa.Autor

BEFASON COURTUA: “Franca antifutboll, më mirë të na mundte Brazili”

Isa.Autor

Vazhdojnë rekordet e City, shifra e fakte nga Premier League

Q.Autor

Leave a Comment