Futboll Premier League Sport

REALI “FËRKON” DUART/ Chelsea gjen zëvendësuesin e Thibaut Courtois…

Sipas “Sky Sources”, Chelsea ka përcaktuar portierin Jordan Pickford si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Thibaut Courtois, nëse ky i fundit shkon te Real Madrid. Courtois ka edhe 12 muaj kontratë me Chelsea dhe sipas shtypi anglez refuzimi i tij për të rinovuar në “Stamford Bridge” tregon dëshirën për të shkuar te kampionët e Europs.

Disa portierë janë lakuar kohët e fundit si zëvendësuesit e mundshëm të belgut, mes të cilëve ishte edhe Alisson, por braziliani shkoi nga Roma te Liverpool.

Teksa kanë rënë poshtë edhe hipotezat Kasper Schmeichel dhe Jack Butland, portieri titullar i Anglisë në Kupën e Botës, Pickford është kthyer në objektivin kryesor të “bluve”, që janë gati të shpenzojë plot 65 milionë euro për ta marrë nga Everton, dyfishin e shumës që Everton shpenzoi në verën e kaluar kur e mori nga Sunderland.

Related posts

LEGJENDA CAFU/ Të mos të bëjmë të paditurin, ja kush është lojtari më i mirë në botë

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Inter – Napoli/ Seria A e gjithë vëmëndja shkon në “San Siro”

Q.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Lojtarët shpërndajnë ndihmat: Partizani i gjendet pranë të prekurve

Delo.autor

Leave a Comment