Futboll Seria A Sport

BINDI NË BOTËROR/ Interi kërkon mesfushorin meksikan, ofron 20 milionë euro

Luciano Spalletti e di që nuk ka më kohë për të humbur dhe duhet të lëvizë shpejt për të kompletuar skuadrën para nisjes së sezonit të ri. Por nëse për Arturo Vidal duhen shumë para, Inter ka gati një alternativë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Portos, Hector Herrera.

Një emër që vetë Spalletti e mban mend mirë, pasi e ka nxjerrë nga Champions League që në fazën kualifikuese kur drejtonte Romën. E pikërisht për rikthimin e tij në Champions trajneri pëlqen një luftëtar si meksikani. 28-vjeçari është i fortë fisikzisht, por më e rëndësishmja është në vitin e fundit të kontratës dhe marrëdhëniet e tij me klubin portugez. Meksikani i ka bërë të ditur skuadrës së tij që nuk dëshiron të rinovojë duke i kërcënuar praktikisht me një largim me kosto zero vitin e ardhshëm.

Në këtë pikë te Porto mund të ishin të gatshëm të pranonin ofertën e Inter, që sipas “Gazzetta dello Sport” ka gati 20 milionë Euro për të. Plot 10 më pak nga sa mendohet që kërkon Bayern për Arturo Vidal.

Alternativa të tjera – Herrera është emri me të cilin janë të gjithë dakord. Por nuk është i vetmi që qarkullon në selinë zikaltër. Ausilio po mendon edhe për një mundësi huazimi për Vidal, që gjithsesi duket e vështirë të pranohet nga Bayern, që kërkon të shesë. Edhe Mateo Kovacic pëlqehet, por përsëri kushtet ekonomike që marrëveshja të bëhet janë të pafavorshme për Interin. Emri i fundit që i shtohet listës është Tiemoue Bakayoko, i cili mund të përfshihet në një opeacion shkëmbimi që do të dërgonte Vecinon në Londër, aty ku Sarri e pëlqen për Chelsean e tij të ri.

Related posts

NJË TJETËR SHTET EUROPIAN MERR VENDIMIN DRASTIK/ I vë “drynin” futbollit dhe jep verdiktet në tavolinë

Delo.autor

Lufta për titull në Itali, “The Sun” kurorëzon ekipin anti-Juventus

Isa.Autor

NGEC MARRËVESHJA ME “KATALANASIT”/ De Ligt pranë transferimit tek “Djajve e Kuq”, ja oferta e çmendur

Delo.autor

Leave a Comment