Futboll Sport

Gjithçka që duhet të dini për trofeun e Kupës së Botës

36,8 cm e lartë, peshon 6,175 kg, ka një diametër prej 13 cm dhe kushton 130 mijë euro. Po flasim për trofeun e Kupës së Botës që skulptori Silvio Gazzaniga e krijoi në vitin 1971, i porositur nga FIFA, një vit pas vendimit për të ndryshuar kupën Jules Rimet, emëruar në nder të presidentit të parë të organizmit botëror që prej vitit 1930.

Trofeu prodhohet nga Gde License Bertoni në Paderno Dugnano (Milano) dhe është e njëjta kompani në periferi të Milanos që kujdeset për restaurimin e saj. Një përkujdesje e plotë që ndodh mesatarisht çdo katër vjet, duke filluar nga vendosja e emrit e fituesit të fundit, deri në riparimin e ndonjë pjesë të dëmtuar.

Ideja e gdhendjes së emrit të skuadrës fituese do të paraqitej pas suksesit të Gjermanisë Perëndimore të Helmut Schoen që në ’74, do të bëhej klubi i parë i cili fitoi trofeun “italian”. Modeli i trofeut bëhet duke punuar me plastelinën, nga e cila përfitohet një masë që, nga ana tjetër, modelohet nga dora e skulptorit. Kupa e Botës FIFA mbetet pronë e FIFA-s, ndërsa fituesit marrin një kopje të përbërë nga metali që në fakt duket e njëjtë me origjinalin, sepse lyhet me një ngjyrë prej ari të kulluar.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Empolin falë dyshes D’Ambrosio-Dimarco dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

IU DOGJ SHANSI I ARTË PËR NË EURO 2021/ Komentatori i futbollit nuk përmban dot lotët pas eliminimit të ekipit kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

Geri Nevil tallet sërish me Shaqirin: Ka nevojë për Ronaldinjon përkrah

Sadik.Autor

Leave a Comment