Futboll Sport

Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, gjithmonë e kam ëndërruar këtë ditë dhe ja dola…

Përkrah Daliçit, në konferencën për shtyp, ishte kapiteni Luka Modriç. E vështirë të dëgjosh një lojtar të flasë keq për trajnerin e tij, por nuk është as kaq e zakonshme që të dëgjosh lavdërime pafund: “Ndikimi i tij? Kjo finale është dëshmia. Kur erdhi, nuk ishim as të sigurt nëse do të kualifikoheshim. Na dha besim, na tha të besonim te vetja në ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Ajo që na pëlqen më shumë tek ai është sinqeriteti dhe qasja e tij me lojtarët. Vlerësojmë vlerat e tij, jo vetëm si trajner, por edhe si njeri”.

Modriç pastaj driblon diskutimet e zakonshme për “Topin e Artë” dhe përshtypja është se në të vërtetë, në këtë moment është gjëja që i intereson më pak. Ai nuk zbulon as diskutimet e parandeshjeve që bën me atë përqafimin kolektiv: “Nuk e përgatis, pres të frymëzohem, por gjithsesi nuk do t’ua thosha”. Pastaj shton se ndjek gjithnjë të njëjtën rutinë, i bashkohet Rakitiçit në tifon për Xhokoviçin dhe i bashkohet edhe elozheve të trajnerit për Manxukiç: “Ta shohësh mënyrën sesi lufton, është një motivim më shumë për të gjithë shokët”.

Nga lufta që ka përjetuar kur ishte fëmijë preferon të mos flasë: “Mendoj vetëm për të ardhmen”. Dhe qesh për atë që e skarcoi sepse nuk kishte mjaftueshëm fizik të fortë: “Unë nuk kam dyshuar kurrë në faktin se do të mbërrija deri këtu ku jam sot. Fatmirësisht, nuk është e nevojshme të jesh i gjatë dhe i bëshëm për të luajtur futboll”. Dhe nuk është e nevojshme as të jesh një vend i madh për të luajtur një finale Botërori…

Related posts

FORMULA 1/ Charles Leclerc siguron “pole” edhe në Monza, Vettel ndjek dy makinat Mercedes

Delo.autor

TIFOZËT NISIN FESTËN/ RONALDO dua të fitoj Championsin me JUVENTUSIN

Isa.Autor

STATISTIAKAT/ Giroud si Balotelli: rekordi me fanellën e “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment