Futboll Sport

GJITHMONË VENDIMTAR/ Goleadori Hamdi Salihi, objektivi kryesor i merkatos në Austri

Hamdi Salihi në janar ka mbushur 34 vjeç, por ai sërish shënon njëlloj. Sezonin e shkuar ishte pjesë e Wiener Neustadt në Austri dhe arriti të shënojë 22 gola. Në fund skuadra e tij nuk u ngjit dot në elitën e futbollit austriak. Nëse ndodhte, kontrata i rinovohej automatikisht edhe për një sezon tjetër. Këtë verë i bëri një ofertë Ried, por sulmuesi shkodran e refuzoi atë për arsye familjare dhe pritet që shumë shpejt të bëjë të ditur të ardhmen.

Wiener Neustadt e ka në plane dhe synimi kryesor i tyre është që ta mbajnë në ekip sulmuesin kryesor të tyre. Kështu raportohet në mediat austriake. Sezonin e shkuar Salihi u aktivizua në 33 ndeshje si titullar, duke treguar një formë të mirë fizike dhe sportive. Në fakt numri i golave që ka shënuar flet më së miri për cilësitë e tij. Shanset janë të mëdha që shkodrani ta vijojë bashkëpunimin me Wiener Neustadt, por duhet që palët të bisedojnë dhe të mbyllin gjithçka edhe në mënyrë zyrtare.

Salihi sezonin e shkuar u përfshi në formacionin më të mirë të vitit, ndaj edhe austriakët po ngulmojnë ta mbajnë në ekip. Gjithashtu një tjetër çmim për të ishte ai si lojtari i dytë më i mirë në kampionat. Më i miri u shpall Zlatko Dedic, sulmuesi boshnjak i Wacker Innsbruck, i cili shënoi 19 gola në kampionat, tre më pak se ish-sulmuesi i Skënderbeut, Tiranës dhe Vllaznisë në Superiore. Në të shkuarën shkodrani ka provuar të luajë edhe në Kinë, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

KALÇETO NË BURG/ Ronaldinhon e markon një deputet, trofeu është një… derr

Delo.autor

NDESHJA DERBI E LONDRËS/ Habit Maurizio Sarri: Unë dhe Guardiola jemi “bijtë” e atij, nuk mund të…

Delo.autor

I ÇOJNË…/ Tifozit të Partizanit i bëjnë një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment