Futboll Sport

“RUSI 2018″/ Zbuloni futbollistët që zhgënjyen në Botërorin e surprizave

Kampionati Botëror i Rusisë ka bërë të qartë për shumë tifozë në botë se asgjë nuk asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë. Kush do ta kishte menduar ndonjëherë që kampionë të kalibrit si Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo do të eliminoheshin nga kundërshtarë modestë?

Në astronomi thuhet se një yll i vërtetë dallon nga shkëlqimi, ndriçimi dhe nuk ka të bëjë me një yll në rënie. Çfarë është një yll në rënie? Ata janë copëza të vogla pluhuri dhe shkëmbi që bien nga hapësira në atmosferën tonë dhe digjen. E njëjta gjë ndodhi edhe në Rusi. Yjet e futbollit botëror ranë në atmosferë, së pari duke u bërë yje në rënie dhe pastaj duke u ulur në tokë.

Futbolli po merr një dimension të ndryshëm nga ai që është dalluar gjatë dekadave të fundit. Globalizimi do të lejojë ekipet modeste të jenë më pak e më pak modeste. Teknologjia është mjeti që u lejon këtyre kombëtareve të dallohen në këtë sport që dikur ishte “eksluzivitet” i disa ekipeve, mjafton të shohim vendet fituese.

Rusia 2018 do të jetë udhëkryqi i ndryshimit të botës së futbollit për shkak të dështimit të yjeve të vjetër që kanë shkëlqyer në dekadën e fundit, por janë transformuar në meteorë falë guximit, përkushtimit dhe kurajës të lojtarëve që nuk konsiderohen yje por thjeshtë trupa qiellorë.

Related posts

INTER-REAL MADRID/ “Zikaltërit” do të kërkojnë hakmarrjen ndaj “Galaktikëve” në San Siro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHIU PUSHTON FUSHËN/ Ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë mund të mos luhet

Isa.Autor

LAJME TË MIRA PËR SHQIPËRINË/ Mbrojtësi i Kombëtares i rikthehet stërvitjes pas dëmtimit të rëndë

F.autor

Leave a Comment