Futboll Sport

Gol shprese në Champions/ Sulmuesi shqiptar i shënon grekëve të PAOK (VIDEO)

Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në ndeshjen ndaj PAOK që përfundoi me rezultatin 2-1 për grekët.

Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me Kanes, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 80-të Prijoviç shënoi golin e dytë për PAOK.

Dy minuta pas dyfishimit të rezultatin ishte pikërisht Ajeti që rihapi takimin duke shënuar golin e shpresës për zviceranët. Goli në fushë kundërshtare në përballjet me 2 takime është mjaft i rëndësishëm. Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në Zvicër.

Related posts

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

PRAPASKENAT/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?

F.autor

MILAN/ Mirabelli në rrezik, por ja sa është rritur vlera e ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment