Futboll La Liga Sport

Barcelona/ Bartomeu do të takohet me menaxherin e yllit të Serisë A

Të gjitha shenjat tregojnë se Miralem Pjanic do të largohet nga Juventus këtë verë. Menaxheri i ri i lojtarit, Fali Ramadani, po punon që t’i gjejë klientit të tij blerës të mundshëm.

Barcelona është një nga klubet që interesohen prej kohësh për bardheziun. Për këtë arsye, Ramadani po kërkon të organizojë një takim me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu, për të kuptuar nëse mund të arrihet një marrëveshje.

Juventus do që Pjanic të qëndrojë, por do të ishte gati ta linite të lirë të largohej kundër një oferte prej 100 milionë eurosh. Katalanasit janë në kërkim të një mesfushori me eksperiencë pas largimit të Iniesta dhe Paulinho.

Related posts

Ka një lumë ofertash për të, Monchi sqaron situatën e Alisson

Q.Autor

PASOJAT PAS ELIMINIMIT NGA “KUPA E ITALISË”/ Mbrojtësi i Milanit mbyll sezonin para kohe, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

BARCELONA GJEN TRASHËGIMTARIN E MESSIT/ Bëhet virale, 20-vjeçari ka mahnitur me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment