Futboll Sport

Griezmann i ekzaltuar nga suksesi: Sot do të fle unë me Kupën e Botës

Antoine Griezmann është shpallur Lojtari i Ndeshjes teksa Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në finalen e Kupës së Botës 2018.

Ishte një ndeshje fantastike në Luzhniki, dhe sulmuesi i Atletico Madrid ka treguar edhe njëherë pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Ka qenë ai që ka provokuar autogolin e Mandzukic, si dhe ka shënuar nga pika e bardhë po në pjesën e parë. Pas ndeshjes, ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar triumfin më të madh të karrierës së tij.

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur,” shprehet Griezmann. “Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë.

“Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë.

“Sot do të fle unë me Kupën e Botës.”

Related posts

ALAVES-REAL MADRID/ Pas 15 minutash lojë, mesfushori Casemiro zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Messi i vetëm kapitullon “Djajtë e Kuq”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Courtois: Unë arrij aty ku portierët e tjerë nuk munden

Sadik.Autor

Leave a Comment