Futboll La Liga Sport

Griezmann: Nuk më intereson “Topi i Artë”, dua të fitoj Kupën e Botës

Antoine Griezmann, lojtari i Atletico Madrid dhe kombëtares franceze, foli në një konferencë shtypi në Istra, në lidhje me opsionet e tij në Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”. Topi i Artë: “Është një shans për të fituar Kupën e Botës, jo “Topin e Artë”. Nuk më intereson nëse fitoj “Topin e Artë” apo jo, do të jap gjithçka për të qenë kampion botëror”.

Historia: “Unë e di se një fitore të dielën mund të ndryshojë shumë gjëra, por me të vërtetë nuk mendojmë për të hënën. Ne duam të jemi më të përgatitur se kurrë për këtë finale”.

Krahasimet me Zidane: “Nuk më pëlqen shumë “Grizou”, më shkon më tepër “Grizi”.

Kapaciteti: “Ndihem mirë, unë shpresoj që të bëj të njëjtën gjë, si deri më tani, në fnale. Nuk e shikoj kete loje vetëm per veten time, por për të marrë më të mirën së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin për të luajtur si një kolektiv”.

Mentaliteti: “Unë jam i njëjti si gjithmonë, luaj fort, jetoj me futbollin çdo ditë. Unë vetëm dua të ngre Kupën e Botës, pa marrë parasysh në qoftë se shënoj apo jo”.

Kroacia: “Do të jetë në dorën e trajnerit për të vendosur se si do të luajmë. Kroacia ka Modriç dhe Rakitiç, dy lojtarë të fortë teknikisht, mendoj se trajneri do t’i ketë në vëmendje”.

Simeone dhe Deschamps: “Simeone nuk fle pa futbollin, ai është trajner, i cili e jeton këtë sport në çdo kohë. Është ndryshe nga Deschamps, por të dy duan të njëjtën gjë, të fitojnë dhe dinë ta bëjnë atë. Janë mjeshtër të taktikave që duhet të përdoren në fushë”.

Krenaria: “Ne jemi krenarë, që jemi francezë. Ne kemi një vend të bukur, një ekip të shkëlqyer dhe dua që njerëzit të ndjehen krenarë për të qenë francezë”.

Loja mbrojtëse: “Mbrojtja për ne është më e rëndësishme, sepse e dimë se në pjesën e përparme mund të shënojmë në çdo kohë (qesh)”.

Related posts

ËSHTË NJË “MAKINERI” GOLASH/ Liverpool, United dhe City në garë për shërbimet e talentit të Salzburg…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdari merr lajmin e keq, tre titullarët e Vllaznisë në dyshim të madh për sfidën Shirokit

Delo.autor

PESË MUAJ NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen nuk dorëzohet, mund të kthehet të luajë vetëm në dy vende

Delo.autor

Leave a Comment