Futboll Sport

Trajneri i KUKËSIT s’u largua prej Valetës, zbulohet arsyeja e krisjes së presidentit Gjici me Pacult  

Largimi i trajnerit Peter Pacult nga pankina e Kukësit ishte e befasishme për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Tekniku austriak kishte arritur të formonte një skuadër kompetitive duke qenë një nga kandidatet potenciale për titull në sezonin e ri futbollistik. Mbrëmjen e djeshme, në media qarkulloi lajmi se presidenti Safet Gjici ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës në ndeshjen e parë të Europa League kundër Valetas. Megjithatë e vërteta është krejt ndryshe.

Presidenti Gjici ka pasur një bisedë me trajnerin Pacult për kontratën e edicionit të ri. Në fund palët kanë debatuar, pasi austriaku ka qenë kundër kushteve të vendosura nga kreu i Kukësit. Ai ka preferuar të ketë disa ndryshime duke qenë se suksesi me ekipin kuksian ishte i padiskutueshëm. Megjithatë president Gjici nuk ka pranuar kurrsesi ndryshime në kontratë dhe në këtë mënyrë është mbyllur bashkëpunimi mes palëve.

Related posts

Dalipi flet për problemet: Ja si është situata me Çanin dhe Telushin

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Ja me çfarë note vlerësohet mesfushori i Shqipërisë për ndeshjen në Francë…

Delo.autor

Mourinho nuk ngopet me blerje, gati 150 milionë euro për Iscon e Realit

Q.Autor

Leave a Comment