Futboll Sport

Grizman zbulon gjithçka pas triumfit: Penalltinë doja ta godisja si Zidan…

Menjëherë pas medaljes së artë dhe titullit botëror të ngritur në qiell, Antuan Grizman rrëfeu emocionet e triumfit të jashtëzakonshëm të Francës. Sulmuesi la shenjën e tij në finalen ndaj Kroacisë, me harkimin që solli autogolin e Mandzukiç dhe golin e shënuar me penallti, që i dha Francës avantazhin 2-1.

“Nuk e di ku jam… Jam vërtetë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luajti mjaft mirë. Po presim me padurim që ta dërgojmë trofeun në Francë”, deklaroi ylli i “bluve”, që nuk i zhgënjeu pritshmëritë.

Për momentin e ekzekutimit të 11-metërshit, Grizman shpjegoi: “Mendova ta godisja topin në stilin ‘Panenka’, njësoj si ka bërë më parë Zidan. Por, më pas vendosa ta godisja ashtu si bëra”. Ndoshta zgjedhja më e mirë, sepse me ndihmën e Grizman Franca e mbylli pjesën e parë të finales në avantazh 2-1 dhe më pas e kishte më të lehtë fitoren.

Related posts

GARË HORROR APO AKT HEROIK? Atleti triumfon me këmbën e masakruar (VIDEO)

Delo.autor

FITOI “KËPUCËN E ARTË” PËR HERË TË PESTË/ Messi në “Instagram”: E mundur vetëm falë kolegëve… (FOTO)

Isa.Autor

“MË VJEN KEQ TA THEM, POR…”/ Legjenda Henry: Ja çfarë i duhet Arsenal-it për të fituar Premier League

Delo.autor

Leave a Comment