Futboll La Liga Sport

Sergio Ramos refuzon LARGIMIN nga kombëtarja, ëndërron “Katar 2022”

Skualifikimi i Spanjës ka hapur plagë të mëdha në ekipin iberik. Ish-kampionët e Europës dhe të botës në periudhën 2008-2012 pësuan dje një nga rezultatet më të dobëta në historinë përfaqësueses së “Furisë së Kuqe”.

Me largimin e Andres Iniestas që mbyll një cikël legjendar me fanellën e Spanjës, zërat për dalje në pension me kombëtaren janë shtuar shumë kur është aluduar dhe emri i mbrojtësit Sergio Ramos. Por lideri i Real Madridit dhe Spanjës tregohet kokëfortë dhe i padorëzuar kur deklaroi pas dështimit nga penalltitë se “edhe me thinja do të shkojë në Katar në 2022”.

“Dreq, është kaq e vështirë. Kaq shumë orë, kaq shumë përpjekje, kaq shumë përkushtim. Do të doja të vazhdoja akoma me Spanjës për shumë vite sepse shkoj në shtëpi me një dhimbje të tmerrshme. Do të shkoj në Kataredhe i thinjur nëse është nevoja. Në këtë humbje, ndihem më krenar për fanellën e Spanjës”, flet i zhgënjyer dhe i prekur mbrojtësi madrilen.

Related posts

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

GJITHMONË UNIK/ Talenti i futbollit italian rikthehet në fushë pas 20 muajsh pushim

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Malcom firmos me skuadrën e re, por shikoni si tallen me Romën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment