Futboll Premier League Sport

Guardiola heq dorë nga Pjanic: Jemi të kompletuar në pozicionin e tij…

Në prag të miqësores së luksit kundër Liverpool, në stadiumin “MetLife” në Neë York, trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola ka dashur të shuaj zërat e fundit të merkatos që lidhen me skuadrën që ai drejton. Tekniku spanjoll ka hedhur poshtë të gjitha fjalët që qarkullonin për një interesim të kampionëve të Premier League, për mesfushorin boshnjak të Juventus, Miralem Pjaniç.Sipas Guardiolas, reparti i mesfushës te “qytetarët” është i tejmbushur dhe ata nuk janë të interesuar të shpenzojnë për një futbollist si Miralem Pjanic.

“Pjanic eshtë një lojtar i Juventusit dhe si i tillë ai nuk na intereson. Ai është një futbollist shumë i mirë, por ne nuk jemi të interesuar për ta afruar në ekipin tonë. Ne kemi lojtarë të mjaftueshme në rolin e tij në ekip”.

Për momentin Manchester City ka mundur të afrojë në ekip vetëm Ryad Mahrez nga Leicester, por tekniku nuk duket i shqetësuar për merkaton e “dobët” të skuadrës së tij.

“Nuk e di nëse do të afrojmë lojtarë të tjerë apo jo. Ndoshta vjen dikush tjetër, ndoshta jo. Ne kemi një organikë të plotësuar, me disa futbollistë të cilët mund të luajnë në pozicione të ndryshme në fushë dhe kjo gjë në jep shumë avantazh. Do të shohim në ditët e fundit nëse do të blejmë futbollistë tjetër apo jo.”

Merkatoja verore e futbollisteve në Premier League, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të mbyllet më 9 gusht, një ditë para startit të sezonit të ri.

Related posts

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

E FUNDIT/ Juventus drejt fitores 3-0 në tavolinë, por Napoli rrezikon edhe tjetër penalizim

Delo.autor

ZYRTARE/ 2 pikë në 7 ndeshje, 56-vjeçari shkarkohet nga detyra e trajnerit nga klubi i La Liga-s

Delo.autor

Leave a Comment