Futboll Seria A Sport

Habit talenti argjentinas: Më pëlqejnë ARMËT, jam DROGUAR që në fëmijëri

Në Argjentinë të gjithë e njohin Ricardo Centurion, ndërsa në Europë s’ka ende asnjë gjurmë nga ai, edhe pse ka luajtur për disa kohë me Genoan në Seria A.

Ricardo Centurion, një nga talentet më të mëdha të futbollit argjentinas ka folur për emisioninj “PH-Podemos Hablar”, ku ka habitur me deklaratën e tij teksa tregoi se kishte ishte droguar në fëmijëri. Ai pëlqen substancat e ndaluara, por edhe armët.

“Kam kaluar një fëmijëri të vështirë, jam rritur në një qytet pranë Avellaneda, aty ku sot nuk mund të kthehem. E gjithë kjo për shkak të zilisë, shumë zili. Dhe familja ime e vuan. Kam humbur babain tim që në moshë të vogël. Punonte në një fabrikë ilegale të fishekzjarrëve, në të zezë. Nuk dihet se si, por një ditë shpërtheu. Aty punonin shtatë punonjës dhe vdiqën të gjithë. Unë isha 5 vjeç dhe aty nisi një jetë e re. Nëse nuk e shoh në foto, nuk më kujtohet fare

Më pëlqejnë armët, por nuk kam kryer kurrë ndonjë krim. Kam bërë edhe foto i armatosur, në San Nicola, përpara se të bëhesha profesionist. Nëse do të isha rritur me jahte, atëherë do të kisha bërë foto me jahte. Por nuk e kam patur atë fat. Kur kam debutuar në Primera, ndodhi gjithçka bashkë dhe nisa të përdor marijuanë. Sot ka kontrolle antidoping surprizë, dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë është një njollë që nuk arrin kurrë ta heqësh. Por më parë bënin kontrolle një herë në javë dhe ishte ndryshe, por kam provuar dorgë”, ka deklaruar ai.

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi Depay realizon një SUPER GOL në miqësore ndaj Stuttgart (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Empoli shënon një SUPER GOL dhe kalon në avantazh

Isa.Autor

FOTO/ Zbulohet numri që Aubameyang do mbajë tek Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment