Formula 1 Sport

Ferrari nis pushimet me premtim: Pas një muaji, “kokëkuqja” do të fluturojë

Edhe pse Ferrari ngjiti dy pilotë në podium në garën e Formula 1 të zhvilluar në Hungari, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Maurizo Arrivabene, është shprehur se makina italiane synonte një rezultat tjetër në këtë. “Natyrisht që fitorja ishte objektivi ynë, pasi një vit më parë arritën dy vendet e para. Por Hamilton nuk gaboi në asgjë edhe pse ne bëmë një garë të përkryer dhe i çuam të dy pilotët në podium”, u shpreh shefi Arrivabene.

“Duke parë se si rrodhi gara dhe duke ditur që ky cirkuit nuk është aspak i lehtë, mund të konsideroj si rezultat pozitiv faktin që jemi në podium me dy makina. Kampionati është ende i gjatë, tani nisin pushimet dhe ju garantoj se do të punojmë fort, që në Belgjikë pilotët të kenë një makinë edhe më të mirë. Besueshmëria e makinës është e rëndësishme, ndaj jemi të qenë dhe besojmë se në garën e radhës do të rikthehemi te fitorja”, tha Arrivavbene

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Lyon-Bayern Munich. Rezultati 0-3

Delo.autor

Si sot, 29 vjet më parë, kur Milan shkatërronte 5-0 Real Madridin…

Sadik.Autor

ISH-PORTIERI LEGJENDAR I AJAXIT/ Edin Van Der Sar: Jemi ende në lojë dhe mund të mundim…

Delo.autor

Leave a Comment