Futboll Premier League Sport

HABITË Xherdan Shaqiri: Më mirë të luanim me Gjermaninë sesa me Suedinë

Zvicra nuk do të ballafaqohet me Gjermaninë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ashtu siç pritej, por me Suedinë.

Por, anësori shqiptar i Zvicrës, thotë se për të do të kishte qenë mirë sikur të luante kundër Gjermanisë në këtë fazë të Kupës së Botës.Kampionia e botës në fuqi, Gjermania, u eliminua nga Botërori, ndërsa Suedia zuri vendin e parë në këtë grup, dhe do të luajë kundër Zvicrës.

Suedia do të jetë detyrë shumë më e lehtë sa do të ishte Gjermania, të paktën në letër, por Xherdan Shaqiri vlerëson se do të jetë ndeshje e vështirë kundër suedezëve.

Shaqiri, i cili shënoi golin e fitores ndaj Serbisë në fazën e grupeve thotë se është i përgatitur për takimin me Suedinë.

“Do të kishte qenë mirë të luanim kundër Gjermanisë. Ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë, por do të jemi të gatshëm për të luftuar”, tha Shaqiri.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: 4 gola për 15 minuta, MILANI hipotekon fitoren ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN FINLANDEZ/ U grumbullua edhe me Kombëtaren, talenti shqiptar shënon sërish (VIDEO)

Delo.autor

FORMACIONI I KOMBËTARES/ Mavraj titullar, balotazhe në linjën e majtë. Ja cilët mund të jenë në ndeshjen ndaj Jordanisë

Isa.Autor

Leave a Comment