Futboll Sport

Hames në dyshim ndaj Anglisë, Falkao: Është ndeshja që kemi ëndërruar që fëmijë

Hames Rodrigez pritet të jetë në fushë sot kundër Anglisë. “Kemi marrë lajme të mira pas vizitave mjekësore dhe dëmtimi i tij nuk është i rëndë”, konfirmon trajneri Hoze Pekerman në vigjilje të ndeshjes së 1/8-ave kundër Anglisë në stadiumin e Spartakut të Moskës.

Trajneri i Kolumbisë kujtoi gjatë konferencës për shtyp se sa e rëndësishme është që numri 10 ta ketë lënë pas shpine problemin muskulor që pësoi në ndeshjen e fundit në grup kundër Senegalit. “Kemi edhe një ditë kohë për të ndjekur riaftësimin e tij dhe vazhdojmë të shpresojmë se mund të luajë”. Në rast se ylli i Bajernit nuk do t’ia dalë, gazetarët e pyesnin nëse do ta zëvendësojë me Muriel dhe Pekerman thotë:

“Në ndeshjen e fundit Muriel ishte shumë i rëndësishëm për ne. Dhe unë vazhdoj të besoj tek ai”. Pekerman ka arritur gjithnjë ta kualifikojë kombëtaren që ka drejtuar në fazat me eliminim direkt. Ai ka arritur në çerekfinale në të dyja rastet: në 2006 me Argjentinën dhe në 2014 me Kolumbinë.

Falkao – Në konferencë së bashku me trajnerin e Kolumbisë, edhe Radamel Falkao, i cili do të rigjejë shumë prej shokëve të skuadrës me të cilët ka luajtur te Mançester Junajtid. “Tigri” shpreson që ëndrra e amerikano-jugorëve të vazhdojë përtej 1/8-ave: “Kemi një ndeshje kundër një skuadre të shkëlqyer. Është një fazë shumë e bukur për atë që po jetojmë në këtë moment. Duhet të vazhdojmë me të njëjtën ide dhe ecim hap pas hapi”.

Sulmuesi i Monakos vijoi: “Është normale që njerëzit në Angli të mendojnë se ata janë favoritët, por ne duam të përqendrohemi tek armët dhe cilësitë që kemi. Është ndeshje që kemi ëndërruar të luajmë që fëmijë dhe lojtarët mezi po e presin.Shpresojmë ta shijojmë atë, por e dimë që kemi edhe një përgjegjësi të madhe”.

Goli i parë i Falkaos në Kupën e Botës (në fitoren 3-0 kundër Polonisë) erdhi në moshën 32 vjeç e 134 ditë. Të vetmit lojtarë të kualifikuar në 1/8-at, që kanë shënuar në Kupën e Botës pasi kanë mbushur 32 vjeç për një skuadër të CONMEBOL, kanë qenë Bebeto (3, Brazil), Sokrates (2, Brazil) dhe Varela (2 Uruguai)

Related posts

Juve në telashe, edhe Reali e Bayerni e duan Emre Canin

Q.Autor

Klopp bën ironi me Guardiolën: Ka kohë që nuk ka qenë në finalen e Championsit

Delo.autor

EFEKTI MOURINHO/ Shijoni pasimin brilant, që solli golin e dytë të Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment