Futboll Premier League Sport

Buffon gati të transferohet te PSG, zyrtarizohet në fundjavë

Gianluigi Buffon është shumë pranë transferimit te Paris Saint-Germain. Gardiani italian duke mos pasur asnjë angazhim në Kupën e Botës, pas pushimeve verore me familjen, është totalisht i përqendruar te e ardhmja e tij. Siç shkruan “L’Equipe”, ish-gardiani i Juventus po përfundon procedurat e kalimit te gjigantët e Ligue 1. 40-vjeçari pritet që të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të Francës. Legjenda ‘axurre’ që u shpall fitues i Kupës së Botës mbylli me sukses aventurën pas 17 vitesh me “Zonjën e Vjetër”. Si rezultat, Kevin Trapp ose Alphonse Areola pritet të largohen nga klubi, pasi Buffon do të jetë zgjedhja e parë e teknikut Thomas Tuchel. PSG së fundmi promovoi edhe portierin e ri, Sebastian Cibois për ekipin e parë, ndaj nuk ka interes që të mbajë katër të tillë.

Fillimisht vendin e titullarit e kishte Trapp, pasi erdhi nga Eintracht Frankfurt në 2014-ën, por u zëvendësua me Alphones Areola nga trajneri Unai Emery. Kjo do të thotë se udhëheqësi i ri në ‘Parc des Princes’ do të vendosë për të ardhmen e secilit portier aty. Por, mbetet për t’u parë nëse do të jetë Buffon para të tjerëve. Buffon ka gjasa të luajë në Ligue 1 dhe në Champions League me PSG ndërsa do të synojë përsëri titullin kampion dhe trofeun e UCL, të vetmin që nuk ka arritur t’a marrë asnjëherë në karrierën e tij. Me formën e jashtëzakonshme të Neymar dhe Kylian Mbappe ai do të ketë shansin e artë për ta ngritur edhe këtë trofe.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, klubi duhet të shesë lojtarë që të arrijë vlerën 140 milionë paund që të rregullojë bilancin financiar, që të jetë në rregull me UEFA-n. Ndërkohë, Juventus do të nisë negociatat për transferimin e Cristiano Ronaldos për 106 milionë paund në Torino, pasi sulmuesi portugez është i vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Related posts

Ranocchia flet për autogolin ndaj Genoas

Q.Autor

“EURO 2020″/ Zvicra mposht Turqinë falë dopietës së Shaqirit dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

Delo.autor

TALENTI KUQEZI/ Shkëlqen brenda pak kohësh: UZUNI i dërgon mesazh PANUCCIT

Isa.Autor

Leave a Comment